Zikaltërit krenohen me kapitenin, Lautaro Martinez është më i vlefshmi në Itali

Interi është me fat që ka në skuadër një lojtar si Lautaro Martinez. Kapiteni argjentinas është lojtari më i vlefshëm në Serinë A.Lajmi bëhet i ditur nga CIES, instituti i statistikave të futbollit që ka zgjedhur 100 klubet me vlerën më të lartë në treg dhe duke bërë gjithashtu edhe vlerësimet e futbollistëve individualë. Sa i përket Italisë, Lautaro Martineez është lojtari që vlen më shumë nga 95 deri në 120 milionë euro. Në distancë është ai që ndjek, Rafael Leao i Milanit.

Sipas “CIES”, portugezi i kuqezinjve vlen 88 milionë euro. Në vendin e tretë renditet Kviça Kvaratshkelia, vlera e të cilit është nga 67 në 84 milionë euro. Duhet thënë që ky vlerësim bëhet në bazë të ecurisë së futbollistëve në momentet e fundit, në bazë të kontratave që ata kanë me skuadrat e tyre dhe moshës.

Pas Kvaras, në listë janë Skalvini, Dovbik, Jilldiz, Beltran, Genduzi, etj.

ME ARGJENTINËN- Lautaro Martinez është grumbulluar nga kombëtarja e Argjentinës dhe Interi është i qetë sepse për momentin është duke kaluar një moment pozitiv. Madje në kampin zikaltër duan që ai të luajë dhe të shënojë gola për të gjetur sa më shumë vazhdimësi me fanellën zikaltër dhe për të dëshmuar se është një lojtar i rëndësishëm.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top