Dybala pritet t’i thotë “lamtumirë” Romës, ish-shoku i skuadrës me Gjimshitin favorit për t’a zëvendësuar

Me largimin e Dybalas që mund të vijë që në merkaton e janarit. Roma është vënë në lëvizje që tani për kandidatin më të arsyeshëm për të zëvendësuar “yllin” argjentinas.

Me merkaton e dimrit që po afron drejtuesit e klubit romak duhet të përshpejtojnë. Mirëpo alternativat që ofrohen në këtë sesion transferimesh nuk është se janë emrat më të mirë në treg.

Një kandidaturë që preferohet shumë është ajo e Jeremy Boga, lojtari aktual i Nice në Ligue 1. Francezi me origjinë nga Bregu i Fildishtë pëlqehet shumë nga administrata e Romës për arsye të së shkuarës së tij.

Mesfushori fantazist është aktivizuar më parë tek Sassuolo dhe tek Atalanta, ku ka qenë shok me Berat Gjimshitin. Kjo do të thotë se ai e njeh mirë futbollin e luajtur në Itali.

Produkti i akdemisë së Chelsea ka shënuar shumë pak në Francë dhe kjo e bën atë një lojtar jo shumë të dëshiruar tek “Metropolitanët” e Nice.

Jeremy Boga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top