Statistikat interesante/ Goli në minutën e parë dhe kartoni i kuq, ja kur ishte hera e fundit që Italia…

Italia shënoi në minutën e parë në duelin ndaj Belgjikës, të vlefshëm për Ligën e Kombeve. Të kaltrit shënojnë kaq herët, për herë të parë që nga 11 qershori 2013, në një ndeshje miqësore kundër Haitit (goli i shënuar nga Emanuele Xhakerini në atë rast).  

Ndërkohë për sa i përket kartonit të kuq të marrë në minutën e 38-të, nga Lorenco Pelegrini, ky është kartoni i parë i kuq i drejtpërdrejtë i marrë nga një lojtar italian në një ndeshje të Italisë që nga koha kur ndëshkohej Domeniko Krishito në një miqësore kundër Holandës, më 4 qershor 2018.  

 

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top