I pakënaqur në Mynih, futbollisti i Bajernit kërkon… largimin

Leroi Sane deri më tani është mjaftuar me stolin dhe paraqitjet e shkurtra. Prandaj, lojtari i kombëtares gjermane thuhet se dëshiron të largohet nga Bajerni për në Spanjë pas këtij sezoni.

28-vjeçari nuk ishte një opsion për skuadrën në ndeshjen e raundit të parë të Kupës kundër Ulm dhe në dy takimet e para të Bundesligës, kundër Volfsburg dhe Fraiburg. Leroi u kthye në skuadër për ndeshjen jashtë fushe në Holshtain Kil, por nuk u përdor. Kjo u pasua me dy paraqitje të shkurtra ndaj Verder Bremen dhe Bajer Leverkusen, si dhe kundër Dinamo Zagrebit.

sane

Së fundmi, Sane u ul në stol gjatë barazimit 3-3 me Frankfurt. Skuadra e Mynihut aktualisht po luan me Serzh Gnabri në formë dhe të sapoardhurin e verës, Mishel Olize, në pozicionet e jashtme. Përveç Sanes, tre kandidatë të tjerë për krahët sulmues, Tomas Myler, Matis Til dhe Kingsli Koman, janë duke pritur me minuta të tëra.

Konkurrenca është bërë edhe më e madhe, me golashënuesin Olize, i cili ka shënuar gjashtë gola në nëntë ndeshje konkurruese. Sipas gazetës katalanase “El Nacional”, trajneri Hansi Flik e pret krah hapur anësorin gjermane në “Camp Nou”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top