Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Çekisë, sfidë e vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së Kombeve. Ndeshja që do të zhvillohet në Pragë, nis në orën 20:45.
Trajneri Sylvinho ka në listë 24 lojtarë, por në protokoll për ndeshjen duhen 23. Duke qenë 11 lojtarë në fushë dhe 12 të tjerë në stol, 1 lojtar duhet të sakrifikohet për t’u lënë në tribunë.
Këtë herë do të jetë Feta Fetai i cili do ta ndjekë këtë ndeshje nga tribuna. Talenti 19-vjeçar ishte i ftuar në mënyrë surprizuese nga Sylvinho, por tekniku brazilian ende nuk e sheh të gatshëm për të kontribuar në Kombëtaren A.
Edhe pse ka qenë rregullisht në stërvitje me ekipin, Fetai do të jetë në tribunën e “Epet Arena” të Pragës në ndeshjen e mbrëmjes së sotme.