Kur shpërthen Qazim Laçi! Albion Rrahmani po e përmbante nga shpërthimi i nervave, donte t’i jepte një mësim në Çeki kundërshtarit

Kur kanë mbetur edhe pak nga ndeshja mes Cekisë dhe Shqipërisë, le të rikujtojmë skenën e fundit  nga mesfushori shqiptar, Qazim Laci, në Ceki. Sparta e Pragës ku gjenden disa lojtarë shqiptarë, ka humbur në derbi me Slavian e Pragës, 2-1.

Në fundin e ndeshjes, ka pasur një shpërthim nervash për “luanin” e Kombëtares, Qazim Laçin. Rrallëherë e shihni këtë njeri të shpërthejë, por në momentin kur e bën, nuk ka ndërmend të lëshojë pe dhe tërhiqet duke u futur me zemër. I provokuar nga festa e kundërshtarit para syve të tij, Qazim Laci donte t’i jepte një mësim, por fatmirësisht ishte Albion Rrahmani që po e përmbante duke e njohur temperamentin e shokut të tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top