Me fillim nga ora 19:00, Kosova U21 sonte luan në “Fadil Vokrri” të Prishtinës ndaj Polonisë U21. Ndeshja është e vlefshme për grupet kualifikuese drejt kampionatit evropian për grupmoshat U21.
Afrim Tovërlani ka përzgjedhur këtë 11-she për t’u përballë kundër Polonisë U 21.
KOSOVA U21: Abdullahu; Haxha, Gërxhaliu, Ajdini, Ibrahimi; Brruti, Avdyli, Kryeziu; Bunjaku, Tusha, Tahiri.
POLONIA U21: Tobiasz; Pyrka, Matysik, Mosor, Peda, Marczuk; Fornalczyk, Kaluzinski, Kozubal, Pienko; Szymczak.
Kjo është ndeshja e parafundit e Kosovës U21 në këtë grup kualifikues. Ndeshjen e fundit e luan pas 4 ditëve (15 tetor) ndaj Estonisë në udhëtim.