Shmanget tragjedia, futbollisti që cilësohet “i forti i Bundesligës” i shpëton jetën një gruaje në kanal

Futbollisti i Maincit, Dominik Kohr, është bërë protagonist këto ditë me një veprim i cili ka shuar pak famën që i është përhapur në elitën e futbollit gjerman si “i forti i Bundesligës”. Lojtari i cili deri tani ka koleksionuar 93 kartonë të verdhë në Bundesligë, i ka shpëtuar jetën një gruaje.

Të mërkurën në darkë, Kohr ishte në makinën e tij në autostradë, kur ka parë një grua të moshuar në një kanal anës rrugës. “Kjo m’u duk e çuditshme ndaj u ktheva përsëri te ai vend dhe thjesht pashë gruan e shtrirë atje”, tha Kohr për mediat gjermane.

Ai eci me makinë deri në ndalesën më të afërt dhe telefonoi menjëherë policisë. Futbollisti më pas kishte vrapuar në rrugë bashkë me forcat e rendit drejt vendit ku e kishte pikasur atë duke e ndihmuar pasi ajo ishte në gjendje të vështirë. Meqenëse bëhej fjalë për orët e vona të natës, kjo ndihmë i ka shpëtuar jetën gruas pasi nuk dihej nëse do të mund të mbijetonte në gjendjen e tillë.

Më vonë u mësua se kjo grua e moshuar kishte humbur dhe ishte në gjendje jo të mirë psikologjike e shëndetësore. Tani raportohet se ajo është në gjendje të mirë, duke e kthyer në hero “të fortin e Bundesligës”.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top