Renditja dhe kalendari i ndeshjeve/ Moment i vështirë për Shqipërinë e Silvinjos

Shqipëria e nisi aventurën në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa triumfoi 1-2 ndaj Ukrainës në Pragë. Ndërkohë që dy duelet e radhës kanë lënë për të dëshiruar. Fillimisht kuqezinjtë u mposhtën në “Air Albania” ndaj Gjerogjisë me rezultatin 0-1 në datën 10 shtator, ndërkohë që edhe mbrëmjen e sotme, ekipi i Silvinjos zhgënjeu duke u mposhtur 2-0 nga Çekia.

3 ditë më vonë,  më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.  Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45. 

Momentalisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 3 pikë në 3 ndeshje, po aq sa Ukraina e vendit të fundit, dhe vetëm 3 pikë diferencë nga Gjeorgjia dhe Çekia.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League: 

07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri      1-2 

10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji     0-1

11.10.2024 Çeki – Shqipëri              2-0

14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri       18:00 

16.11.2024 Shqipëri – Çeki               20:45 

19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë        20:45 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top