VIDEO/ Kombëtarja zhgënjen në Pragë, Shqipëria mposhtet pastër nga Republika Çeke

Çeki 2 – 0 Shqipëri (Chory 3′, 63′)

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në transfertë nga Çekia, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të Nations League. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Epet Arena” të Pragës, përfundoi 2-0 në favor të çekëve.

Një ndeshje që nuk u nis aspak mirë nga kuqezinjtë që pësuan gol në minutat e para. Ishte Chory, i cili pas një pakujdesie në mbrojtjen shqiptare, përfitoi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës së Strakoshës që në minutën e 3-të. Pas këtij goli, minutat e mbetura të pjesës së parë ishin të zbehta, fraksion i cili u mbyll 1-0.

Me nisjen e pjesës së dytë Shqipëria u bë më kërkuese. Rastin më të artë e kishte Jasir Asani në minutën e 52-të, por “mëngjarashi” gaboi krejtësisht përballë portierit kundërshtar. Gjithashtu raste krijuan dhe Indrit Tuci me Krisjtan Asllanin, por pa rezultat. Për golin e dytë të çekëve mendoi përsëri Chory, i cili përfitoi nga një tjetër  “përgjumje” e mbrojtjes sonë dhe dyfishoi shifrat në minutën e 63-të.

Një humbje që dhemb shumë për kuqezinjtë e Sylvinhos, për të cilët objektivi i vendit të parë në grup bëhet nje mision tepër i vështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top