VIDEO/ Kosova fiton në transfertë me Lituaninë, goli i anuluar i VAR dhe Paulaskas frikësojnë dardanët

Kosova ka arritur të marrë një tjetër fitore në Ligën e Kombeve. Dardanët kanë fituar në shifrat 1-2 ndaj Lituaninës. Zhegrova kaloi në avantazh Kosovën me një gol të bukur të realizuar në minutën e 20.

Në të 34, Gineitis do të barazonte rezultatin, por fatmirësisht, arbitri e anuloi me VAR për pozicion jashtë loje. Në të dytën, Ermal Krasniqi i dërgoi shifrat në 2-0. Vendasit arritën sërish që të realizonin dhe këtë herë goli ishte i rregullt. Ish-lojtari i Egnatias, Paulaskas, shërbeu për te Golubickas, që gjeti rrjetën. Më pas nuk kishte më histori, pavarësisht dëshirës së Lituanisë për të barazuar rezultatin, Kosova fiton 1-2. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top