Laçi ka arritur të kthehet tek ditët e fitores në kuadër të një miqësoreje të ditës së sotme. Ekipi kurbinas ka mundur Valbonën me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e parë nga braziliani Melo, ish-lojtari i Partizanit dikur. Sfida u zhvillua në Kompleksin Internacional në Pezë Helmës. Kështu, trajneri i ri në stolin e ekipit të Superiores, Francesko Moreiro e nis mbarë aventurën e trainingut në Shqipëri.
Laçi mori një emër të ri për pankinën pasi Armando Cungu la skuadrën pa trajner, pas 7 javëve pa “shijen” e fitores në sezonin e ri.