“Cafu ishte një jashtëtokësor i aftë për të fituar gjithçka”. Kështu është shprehur Fabio Capello në një videomesazh në Festivalin Sportiv në lidhje me pjesëmarrjen e Marcos Evangelista de Moraes, i njohur si Cafu për gjashtë sezone te Roma dhe pesë te Milani.
“Unë kisha nënshkruar për të shkuar në Japoni, në Yokohama, madje më kishin paguar – zbuloi Cafu -. Kur më thanë se Milani më donte, mendova se ishte një shaka. Dhe pastaj fituam gjithçka. Sekreti? Përgatitja dhe Ançeloti, për mua, ishte një baba, një vëlla, një mik”.
“Marrëdhënia me trajnerët dikur ishte ndryshe, sot futbolli ka ndryshuar”. Më në fund kujtimi i Silvio Berlusconit: “Ishte i dashuruar me Milanin. Kur fliste për këtë ai ndjehej përsëri si një fëmijë”. Dhe për Maldinin: “Mbrojtësi më i mirë në botë dhe simboli i Milanit”.