Valon Jaha i Prishtina Racing Team ka dëshmuar edhe njëherë që është specialist i disiplinës auto sllallom.
Jaha ka fituar në garën e dytë të kampionatit të sivjetmë pas paraqitjes spektakolare, sidomos në vozitjen e dytë.
Valoni me BMW deri te fitorja arriti me kohët 02:00.236 dhe 01:50.865 minuta, me kohën e përgjithshme prej 03:53.101 minuta, me një penallti.
“E rëndësishme është që gara ishte e fortë dhe me shumë rivalitet. Gjithsesi jam i kënaqur me fitoren dhe shpresoj të kem rezultate të mira edhe në dy garat që kanë mbetur”, ka thënë Jaha pas fitores.
Në pozitën e dytë u rendit Pajtim Qupeva i AMTKK me Audi A3 me 01:59.605 dhe 01:56.868, koha e përgjithshme 03:56.473 minuta.
Në podium u gjend edhe Driton Qerimi i Prishtina Racing Team, i cili me BMW pati kohë 02:00.379 dhe 01:57.410 minuta.
Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Prishtina RT me 60 pikë, e pasuar nga AK Ferizaj 50, AMTKK 40, AK Drenica 39 dhe Prizreni D&G me 15 pikë.
Rezultatet:
Klasa 1
1.Gjengiz Hajrullahu (Renault Clio – AMTKK)
Klasa 2
1.Unik Ramadani (Renault Clio – AK Ferizaj)
Klasa 3
1.Arlind Ramadani (Opel Astra – Prishtina RT)
2.Argjend Gashi (Opel Vectra – AK Drenica)
Klasa 5
1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT)
2.Leutrim Rexhepi (Golf VII – AK Ferizaj)
Klasa 9
1.Suanda Jabllanica (Audi A1 – AMTKK)
Klasa 10
1.Brunilda Gjura (Toyota Yaris – Prishtina RT)
2.Arjeta Rysha (BMW – AK Ferizaj)
Klasa 12
1.Leutrim Bytyqi (Peugeot 106 – AK Ferizaj)
2.Hysen Iseni (Peugeot 106 – AK Ferizaj)
Klasa 13
1.Nicu Foda (Renault Clio – Prishtina RT)
2.Kushtrim Bytyqi (Renault Clio – AK Ferizaj)
3.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – AK Drenica)
Klasa 14
1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT)
2.Belkim Fazliu (Renault Megane – AK Prizreni D&G)
3.Rexhep Bytyqi (BMW – AK Ferizaj)
Klasa 15
1.Pajtim Qupeva (Audi A3 – AMTKK)
2.Ardrit Namligjiu (Opel Kadet – Prishtina RT)
3.Drilon Krasniqi (Opel Astra – AK Drenica)
Promo
1.Zlatko Trajanovski (Citroen Saxo – N/A)