Partizani ka mposhtur 2 me 0 Kukësin në stadiumin “Arena e Demave”. Një miqësore, që pati vlerë për të dyja skuadrat gjatë këtij pushimi për shkak të Kombëtares.
Në këtë takim, Veselinoviç freskoi thuajse gjithë skuadrën te Partizani. Vetëm Bytyçi dhe Taipi janë lojtarët që luajnë nga minuta e parë dhe gjatë Superiores kanë provuar të jenë titullarë. Golat e takimit për Partizanin i shënuan Piloto në pjesën e parë dhe Mba në të dytën. Episod interesant para fundit të sfidës është dhe kartoni i kuq që mori Arinaldo Rrapaj.
PARTIZANI 2-0 KUKËSI
11′ Piloto, 66′ Mba
GOLAT:
85′ Kartoni i kuq për Arinaldo Rrapaj: (VIDEO)
66′ Goli i Mba: (VIDEO)
11′ Goli i Rodrigo Pilotos: (VIDEO)
FORMACIONI I PARTIZANIT:
Ndeshja: