Nations League/ Shqipëria drejt dështimit? ‘Superkompjuteri’ tregon rrugën e vështirë që pret ‘kuqezinjtë’!

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në shtator ndaj Gjeorgjisë dhe së fundmi ndaj Çekisë, pritshmëritë për ekipin kombëtar të Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve kanë ndryshuar ndjeshëm. Ajo që më parë mund të ishte parë si një mundësi për ngjitje në Ligën A, tani duket larg realitetit, ndërsa edhe mbijetesa në Ligën B po vihet në pikëpyetje.

Sipas analizave statistikore të realizuara nga ekspertët e platformës “Football Meets Data”, situata e Shqipërisë në grup është jashtëzakonisht e vështirë. Pas 10 mijë simulimesh të ndeshjeve të mbetura, rezultatet tregojnë se kuqezinjtë kanë vetëm 5% mundësi për të fituar grupin dhe për t’u ngjitur në Ligën A. Edhe mundësia për të zënë vendin e dytë dhe për të shkuar në play-off mbetet e ulët, me vetëm 13% shans.

Simulimet tregojnë gjithashtu se ekziston një rrezik i madh që Shqipëria të përfundojë në vendin e tretë, me një probabilitet prej 31%, duke shkuar kështu në play-out për të shmangur rënien në Ligën C. Gjysma e simulimeve (50%) tregojnë se ka mundësi të mëdha që Shqipëria të bjerë direkt në Ligën C në fund të këtij edicioni.

Këto statistika vënë në pah krizën me të cilën përballet ekipi kombëtar, ndërsa përballjet e ardhshme do të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e tyre në Ligën e Kombeve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top