Mezi i fitoi “zemrën” trajnerit të Besiktas, pengesa e radhës e Ernest Muçit… Sylvinho

Ernest Muçi është padyshim një nga lojtarët që shihet me të ardhmen me të ndritur në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi 23-vjeçari bëri hapa të mëdhenj vitet e fundit, ku nga Tirana ia doli që të transferohej te Legia e Varshavës, e tashmë luan në nivele të larta me Besiktas në Turqi.

Megjithatë, Muçi duket se nuk është ndër të preferuarit për trajnerin e Kombëtares, Sylvinhon. Diçka e tillë u pa në ndeshjen e shtatorit ku ai nuk ishte as i grumbulluar, ndërsa në sfidën e parë të këtij muaj atë kundër Çekisë në Pragë, Muçi luajti vetëm 4 minuta.

Në fakt problemi kryesor për 23-vjeçarin në fillim ishte trajneri i ri i Besiktas, Giovanni van Bronckhorst i cili nuk kishte besim te aftësitë e shqiptarit. Megjithatë, tekniku holandez ka filluar të besojë te Muçi, duke e kthyer në një titullar absolut në 3 ndeshjet e fundit me Besiktas.

Megjithatë, për Muçin tashmë është një tjetër problem, që të fitojë edhe “zemrën” e trajnerit të Kombëtares, që mesa duket nuk e sheh 23-vjeçarin si të duhurin për skemat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top