Pezullimi i Adrion Pajazitit, mesfushori 19-vjeçar nga tribuna në… stol

Adrion Pajaziti u largua dje nga grumbullimi i Kombëtares shqiptare. Kjo ka ardhur për shkak të një pezullimi dhe mesfushori kuqezi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së hënës përballë Gjeorgjisë në Tbilisi.

Ky pezullim i tij ka ardhur nga kartonët e verdhë të marrë tek Shpresat, por dënimi që ai duhej të shlyente përkonte me datat 14,15 dhe 16 tetor, duke bërë që kundër Gjeorgjisë të mos jetë i gatshëm, duke detyruar Sylvinhon që ta zëvendësoje.

Feta Fetai pritet që të bashkohet me Kombëtaren për sfidën ndaj Gjeorgjisë, duke u larguar kështu nga tribuna ku ndodhej në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, ende nuk është e sigurt nëse 19-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit A, pasi UEFA akoma s’e ka shtuar në listën e Kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top