Media serbe e zemëruar me zviceranët që raportuan për skandalin dhe provokimin e Kosovës 

Në Serbi janë të inatosur me zviceranët që kanë raportuar për skandalin në Leskovc në lidhje me provokimet që i kanë bërë  shtetit të Kosovës.

Mediumi serb “Veçernj Novosti” ka shkarravitur kësisoj: “’Blick’ shkruan një artikull me titullin: “Tifozët serbë shkaktuan skandal në ndeshjen e kombëtares”, me nëntitull – Ngjarjet nacionaliste në Leskovc. 

Ai tekst është i nënshkruar nga Nikolas Horni, ku thuhet se tifozët serbë ‘u sollën në mënyrë josportive’ për shkak të ‘thirrjeve dhe flamujve nacionalistë’”,.

Media zvicerane ka raportuar në mënyrën më të mirë:

“Fillimi i ndeshjes u shënua jo vetëm nga zotërimi i topit nga Zvicra, por edhe nga thirrjet nacionaliste. Disa herë në dhjetë minutat e para tifozët serbë brohoritën Kosova është Serbi.

Por kjo nuk është e vetmja sjellje problematike e vendasve. Para ndeshjes është shfaqur një flamur që tregon jo vetëm hartën e Serbisë, por edhe Kosovën me ngjyra serbe, edhe pse para ndeshjes ishte thënë se lejohen vetëm flamujt e Serbisë dhe Zvicrës.

Ai flamur u zhduk për një kohë, por kur filloi ndeshja, copëza nacionaliste ishte përsëri e dukshme, sipas zviceranëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top