E bujshme/ Presidenti në Brazil i kërkon trajnerit të përjashtojnë Vinicius dhe yje të tjerë nga Europa te Kombëtarja: Askush nuk është Romario

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, i ka kërkuar trajnerit të kombëtares së futbollit që të përjashtojë nga ekipi Vinicius, Endrik, Rodrigo dhe yje të tjerë që luajnë në Evropë. Brazili me shumë vështirësi mundi Kilin në shifrat 2-1 dhe mbetet ende në garë për një vend në Botëror. Triumfin e madh për Brazilin e sollën lojtarët e kampionatit vendas.

Kili kaloi në epërsi me Vargas në minutën e dytë, por brazilianët barazuan në fund të pjesës me golin e Igor de Cruz. Luis Enrique solli fitoren për miqtë pas një depërtimi të shkëlqyer në minutën e 89-të.

Pas ndeshjes, presidenti i Brazilit zbuloi në një emision radiofonik se ka kontaktuar me trajnerin e Brazilit dhe i ka thënë se kombëtarja duhet të përbëhet ekskluzivisht nga lojtarë që luajnë në Brazil, domethënë që të mos ketë vend për Vinicius, Rodrigo, Allison, Endrik dhe të tjerë që performojnë në Evropë.

“Lojtarët që luajnë në ligën braziliane nuk janë më keq se ata që luajnë në Evropë. Askush nuk është Garrincha apo Romario. Në Brazil, lojtarët kanë të njëjtën cilësi si ata në Evropë dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të japim një shans atyre nga liga jonë”, tha presidenti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top