Shqipëria beson se nesër përmbyset historia e rezultateve, Ardian Ismajli: I marrim 3 pikët në Gjeorgji, e vetmja rrugë për ne

Shqipëria do të përballet nesër kundër Gjeorgjisë në transfertë pas humbjes kundër Cekisë. Në konferencën për shtyp sot ishte i pranishëm Ardian Ismajli, në krah të trajnerit Silvinjo. Në fillim ishte mbrojtësi që foli para mediave. Lojtari i Empolit është shprehur i sigurt se situata e keqe e rezultateve do të përmbyset nesër kundër Gjeorgjisë.

“Ne kemi ardhur këtu për tre pikë, nuk ka rrugë tjetër për të mbajtur deri në fund garën e hapur. Besoj se nesër do të dalim me tre pikë nga ky stadium. Kemi dy humbje në dy ndeshjet e fundit, por kur i sheh ndeshjet sesi shkuan, me Gjeorgjinë nuk e merituam humbjen. Do të shohim përpara, vetëm fitorja na bën punë tani. Stafi e ka analizuar me kujdes Gjeorgjinë, pikat e forta dhe pikat e dobëta, besoj se do të dalim me sukses nesër”, tha Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top