Armand Duka: Ishte një ditë jo për kombëtaren, tani do fitojmë me Gjeorgjinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka analizuar humbjen e kombëtares me Çekinë. Në një intervistë për RTSH, ai ka thënë se ajo ishte një ditë jo për skuadrën tonë, e që duhet lënë pas. Futbollistët kuqezinj i kanë të gjitha mundësitë për të fituar me Gjeorgjinë. E një fitore në Tbilisi na kthen sërish në garë për vendin e parë në grup.

“Mendoj se Shqipëria nuk dha më të mirën e saj në këtë duel. Pësuam një gol të shpejtë dhe shpërdoruam disa raste të pastra për të barazuar. Ju kujtoj se në futboll një gol ndryshon gjithçka”, tha Duka.

Duka është shprehur se kombëtarja jonë i ka të gjitha mundësitë për të fituar me Gjeorgjinë. Sepse një fitore në Tbilisi na sjell sërish në garë për objektivin e vendit të parë në grup.

“Tani mendojmë ndeshjen e radhës për të rikthyer besimin tek tifozët. Kjo skuadër i ka të gjitha mundësitë për të fituar në Tbilisi pasi nuk shikoj diferenca mes skuadrave”, tha Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top