Shqipëria kthehet “e vogël”/ Tahiri: Dikush të marrë përgjegjësi, Pano: Loja e Kombëtares la për të dëshiruar

Humbja është pjesë e lojës, por ka humbje dhe humbje.

Ajo e kombëtares së Shqipërisë në transfertën kundër Çekisë nuk kishte asnjë lidhje me ato që cilësohen si humbje dinjitoze, me “Kuqezinjtë” që u dorëzuan 2-0 pa kushte në sfidën e tretë në Ligën e Kombeve, ndërsa ajo në Pragë ishte disfata e dytë radhazi në këtë turne.

Mbi këtë temë u fol edhe në studion e “E Diela Sprint”, nga gazetari Maks Tashi, në ABC Neës, ku të ftuar ishin trajnerët Ledjo Pano, Ermal Tahiri, Ardjan Mema dhe gazetari, Nertan Prifti.

Nga studoi Pano fillimisht vuri në dukje mangësitë e mëdha që Kombëtarja pati në mbrojtje në sfidën ndaj Çekisë, e më tej Ermal Tahiti theksoi se është tepër shqetësues fakti që as lojtarët dhe as trajneri nuk mbajtën përgjegjësi për humbjen në Pragë.

Ledjo Pano: Unë nuk besoja se Kombëtarja mund të merrte një rezultat pozitiv në Çeki dhe ashtu rezultoi të ndodhte. Kishim rastin e Asanit që mund të shkonte në gol, por loja lë për të dëshiruar. Nuk është hera e parë që pësojmë gola të tillë, besoj se është mënyra se si mbrohemi që solli këtë humbje.

Ermal Tahiri: Çdo trajner e ka në mëndje formacionin e vet që nuk do as ta ndryshojë, ama mua më bën përshtyje diçka tjetër, siç është edhe pjesa e mosmarrjes përgjegjsi nga lojtarët dhe vetë trajneri. Nuk është se nuk jemi mësuar me humbje, humbje ka regjistruar edhe Brazili.

Çekia përveçse luajti shumë shpejt topin, ne kishim aq shumë boshlliqe dhe po të shohim të dy golat, kanë ardhur nga qendra e zonës dhe krahët e fushës ishin gjithashtu dobët.

Ardjan Mema: Në moment që je euforik ke edhe entuziasëm. Mënyra se si përgatitet loja thotë shumë për një skuadër. Çekia dinte ta bënte shumë mirë dhe kjo u pa në të dy golat e tyre, me qendrën e mbrojtjes tonë që ishte totalisht inaktive. Gabimi i lojtarëve tanë është se nuk arritën të lexonin lojën e kundërshtarëve. /i.m /abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top