U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan në total plot 10 gola.
Spikat triumfi 5:1 i Austrisë në shtëpi përballë Norvegjisë së Erling Haland.
Dopieta e Arnautoviç si dhe golat e Lienhart, Posch dhe Gregoritsch, i dhuruan 3 pikë të arta Austrisë, ndërkohë që golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Sorloth.
Një moment të artë në Ligën e Kombeve, po kalon edhe Greqia, që mbrëmjen e sotme, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës, duke siguruar triumfin e katërt në 4 ndeshje, teksa marshon e vetme në krye.
Goli i Bakasetas dhe Mantolas në minutat 48 dhe 90+2 i dhuruan fitoren Greqisë.
Dueli tjetër ai mes Ishujve Faroe dhe Letonisë, përfundoi na brazim 1:1..