Fitore bindëse për Austrinë përballë Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Ndeshja e mbrëmjes së sotme përfundoi 5-1, me sulmuesin e Interit, Marko Arnautovic, që ishte forca e madhe shtytëse: i tij ishte eurogoli me të cilin përzgjedhja austriake zhbllokoi sfidën, ndërsa firmosi nga pika e bardhë për 3-1 momental. Lienhart, Posch dhe Gregoritsch shënuan tre golat e tjerë, ndërsa Sorloth shënoi golin e flamurit për norvegjezët.
Vazhdon ecuria mbresëlënëse e Greqisë në Grupin 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve. Përzgjedhja helene mundi 2-0 Irlandën, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve në vendin e parë në grup. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, me golat fillimisht nga Bakasetas dhe më pas nga Mantalos.
LIGA B, GRUPI 2
LIGA B, GRUPI 3
LIGA C, GRUPI 4
LIGA D, GRUPI 1
LIGA D, GRUPI 2