Jo vetëm Kombëtarja shqiptare, skenën e Nations League e marrin dhe arbitrat e Superiores

Kombëtarja shqiptare nuk është e vetmja që do të marrë vëmendjen e tifozëve shqiptarë. Edhe arbitrat e Superiores do të jenë protagonist në një nga sfidat e Nations League.

Kështu UEFA ka vendosur t’i besojë sfidën Estoni – Suedi gjyqtarëve të Superiores. Juxhin Xhaja do të jetë kryesorë në këtë përballje që do të luhet në Estoni.

Ndërkohë ndihmës të tij do të jenë Arben Pema dhe Rejdi Avdo, ndërkohë arbitër i 4 do të jetë Albert Doda. Kujtojmë se kjo sfidë do të luhet në stadiumin “A. Le Coq Arena” në Tallinn.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top