“Të bashkuar do të dalim nga vështirësitë”, Pulisiç: Jam në formë, Milani ende jo

Anësori i Milanit, Kristian Pulisiç, bëri disa deklarata direkt nga grumbullimi në SHBA, në kuadër të ndeshjes kundër Panamasë (e fituar nga amerikanët me golin e tij dhe të Musah), duke prekur edhe temën e rritjes së tij që nga bashkimi me kuqezinjtë dhe arritjes së tij në një nivel të lartë.Si e shpjegoni formën tuaj sepse po shënoni në breshëri?

Ka raste në karrierë kur duket sikur gjithçka që prekni kthehet në ar. Ka momente të tjera kur të duket sikur po provon gjithçka dhe topi nuk do të hyjë në portë. Si lojtar sulmues, mundohem gjithmonë të jem sa më pranë portës e të jem efikas. Me sa duket po e përjetoj atë moment tani dhe gjërat duket se po shkojnë mirë.

Individualisht mund të thuhet se po, por Milani po has probleme. Pse?

Ajo që po bëj në Milan është rezultat i gjithë punës që kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Kështu që nuk duhet të jetë e habitshme. E di që e kam këtë aftësi dhe jam në një nivel kaq të lartë dhe së bashku me shokët te Milani kemi punuar e do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë edhe rezultatin ekipor. Ashtu si tifozët, as ne nuk jemi të kënaqur.

Sa ka ndikuar ardhja e Fonsekës në ecurinë e Milanit?

Kemi pasur një periudhë me rezultate të vështira. Në verë drejtuesit panë të nevojshëm një ndryshim. Dhe kjo është rruga që kemi marrë. Nuk është se lidhja mes nesh ka ndryshuar. Ne të gjithë jemi ende shumë të bashkuar jashtë dhe brenda fushës.

Si dilet nga ky moment?

Tani kemi një ndryshim të vogël, dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është të shikojmë përpara dhe si mund të rikthejmë entuziazmin në ekip dhe të marrim rezultate. Kemi treguar, siç ndodhi në derbi, se mund të jemi një skuadër efikase.

Çfarë prisni ndeshjet e radhës kundër Udinezes?

Ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, por gjëja kryesore është të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të ndihemi rehat si staf e si lojtarë. Të ndihemi të sigurt për të ecur përpara për ndeshjet më të mëdha që do të vijnë.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top