Grilish zbulon bastin te Anglia: Prej golit të Arnoldit unë humba 500 paund…

Xhek Grilish ka zbuluar se goli i Trent Aleksander-Arnold nga goditja e dënimit në fitoren 3-1 të Anglisë në Finlandë i kushtoi atij 500 paund. Gjuajtja e shkëlqyer e Aleksander-Arnoldit në trekëndësh ishte goli i dytë në një shfaqje jo bindëse të Anglisë me Grilish, i cili zbuloi se ai e provokoi golin me një motivim të pazakontë paraprakisht për mbrojtësin e Liverpulit.

“Unë i thashë: ‘Nëse e shënon këtë, do të të jap 500 paund dhe më pas ai thjesht e goditi në trekëndëshin e sipërm. Kështu që tani ia kam borxh”, tha sulmuesi i Mançester Sitit për “ITV”. Grilish, i lënë jashtë skuadrës së Anglisë në “Euro 2024” këtë verë nga Garet Sauthgejt, ka shijuar një rilindje nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Li Karslej. Pasi luajti në fitoren e Anglisë kundër Republikës së Irlandës muajin e kaluar, kur u pozicionua në një rol qendror, Grilish u rikthye në krah në Helsinki dhe shënoi në rikthimin e tij duke zhbllokuar rezultatin.

“Ishte e vështirë ndonjëherë në pjesën e parë, por mendoj se ne dominuam lojën më vonë”, tha ai. “Në fund ne jemi pak të mërzitur për golin e pësuar. Ne kishim nevojë për një fitore sot, kështu që unë jam i kënaqur me këtë”. Në një tjetër ndryshim pozicioni të papritur, Aleksander-Arnold u rreshtua si mbrojtësi i majtë i Anglisë. Ndërsa shfaqja e tij do të mbahet mend për goditjen e tij fantastike te goli i dytë, ajo gjithashtu shfaqi një seri dobësish në mbrojtje me Finlandën, që me sa duket synonte zonën e tij të fushës.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top