Në përfundim të ndeshjes mes Polonisë dhe Portugalisë portieri polak Vojcieh Shezni u takua me Kristiano Ronaldon. Portugezi e uroi portierin për firmën me Barcelonën duke “thumbuar” ish-skuadrën e tyre.
“E pabesueshme, duhej që të tërhiqeshe për të shkuar në një klub të madh”, ka qenë batura e thënë nga Ronaldo pasi takoi Sheznin.
Portugezi ka shigjetuar në mënyrë indirekte ish-skuadrën e tyre ndërsa prej vitesh është edhe në një betejë ligjore pasi kërkon tre milionë euro të prapambetura nga pagat gjatë periudhës së pandemisë.