LAJM I FUNDIT/ Silvinjo i befason të gjithë me formacionin! Kumbulla dhe Hysaj në stol, Ismajli kapiten, Tuci merr vendin e Dakut

Shqipëria do të përballet sot kundër Gjeorgjisë në orën 18:00 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Shumë ndryshime ka pasur nga Silvinjo në formacionin zyrtar, duke i befasuar të gjithë. Ivan Balliu ka ulur në stol Hysajn, ndërsa Ajeti ka ulur në stol Kumbullën. Shiriti i kapitenit shkon në krahun e Ismajlit. Mesfusha nuk ndryshon me Lacin-Ramadanin dhe Asllanin, ndërsa Nedim Bajrami luan në krahun e majtë, duke lënë në stol Hoxhën. Asani luan në krahun e djathtë të sulmit dhe befasia tjetër, Tuci merr vendin e Dakut nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top