Nations League / Shqipëria triumfon në Gjeorgji!

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Gjeorgjisë.

E vlefshme për Ligën e Kombeve, kuqezinjtë kanë arritur të rrëmbejnë tre pikë falë një goli të Asllanit në minutën e 48-të të ndeshjes.

Rastet nuk kanë munguar, për të shënuar edhe nga Gjeorgjia e cila ka një ekip të konsoliduar dhe tepër kërcënues në fushën e blertë.

Me këtë fitore, kombëtarja shqiptare zë vendin e tretë me pikë të barabarta me Gjeorgjinë dhe Çekinë në Ligën B të grupit 1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top