Kombëtarja shqiptare triumfi 1-0 ndaj Gjerogjisë në Tbilisi dhe u “hakmor” për humbjen e një muaji më parë në “Air Albania”. Një triumf shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që tashmë ndodhen vetëm 1 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Çekia.

Por pavarësisht fitores, Sylvinho nuk mund të festojë, pasi për sfidat e nëntorit do të ketë një mungesë të rëndësishme. Milrind Daku nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj Çekisë, takim i cili do të luhet më 16 nëntor në “Air Albania” në orën 20:45.

Kjo pasi sulmuesi edhe pse hyri si zëvendësues ndaj Gjeorgjisë u ndëshkua me karton të verdhë. Në këtë mënyrë Daku plotëson numrin 2 të kartonëve të verdhë dhe për sfidën e radhës do të jetë i pezulluar. Mbetet të shihet nëse Sylvinho do ta grumbullojë futbollistin vetëm për duelin me Ukrainën apo në vend të tij do të preferojë një tjetër sulmues.