Cristiano Ronaldo iu përgjigj me shaka ish-bashkëlojtarit të tij të vjetër tek Juventusi, Wojciech Szczytesn, i cili së fundmi iu bashkua Barcelonës përkundër se kishte njoftuar vendimin për t’u pensionuar në verë.
Dyshja u takuan në ‘National Stadium’ të Varshavës aty ku Portugalia regjistroi një fitore me rezultat 3-1 ndaj Polonisë mbrëmjen e së shtunës.
Ronaldo pas takimit u ndal për të bërë disa fotografi me fëmijët e Szczesnyt në të njëjtën kohë duke e pyetur nëse ishte i lumtur për transferimin e tij tek Barcelona.
Szczęsny: “I’m at Barça now.”
Ronaldo: “I know. You had to retire to go to a big club.”pic.twitter.com/pZqxILUgfS
— Troll Football Media (@Troll__Footbal) October 14, 2024
Ronaldo më pas bëri një shaka me ish-bashkëlojtarin e tij duke i thënë se iu desh që të pensionohej për të fituar transferimin tek një ‘klub i madh’.
Szczesny njoftoi vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli gjatë muajit gusht, duke shkëputur kontratën e tij tek Juventusi me marrëveshje të dyanshme.
Përkundër faktit që veshi fanellën e ‘Bianconerëve’ për tetë vite, pozita e tij si titullar ishte rrezikuar nga transferimi i Michele Di Gregorios nga Monza.
Ai më pas u rikthye nga pensionimi për të nënshkruar me Barçën deri në fund të sezonit për të mbuluar mungesën e kapitenit Marc-Andre Ter Stegen i cili kishte këputur ligamentin ndaj Villarrealit