Juvja në alarm, trajneri Mota “shpik” kundër Lacios

Të kthesh problemet në mundësi është një nga konceptet bazë të elasticitetit. Këtë gjë duhet të bëjë edhe Tiago Mota, i cili brenda pesë ditëve duhet të mendojë zgjidhjet e nevojshme që Juventusi i tij duhet të ketë për përballjen ndaj Lacios.

Do të jetë një “Zonjë” e përgjysmuar, duke parë listën e gjatë të mungesave që ka. Gleison Bremer ka humbur sezonin për shkak të dëmtimit në sfidën ndaj Lajpcigut, Konseisao është i skualifikuar me karton të kuq, Niko Gonzalez është i dëmtuar e Kopmeiners gjithashtu ka problem në brinjë. Kësaj liste ku është edhe Milik që prej fillimit të sezonit, tashmë i shtohet edhe Ueston Mek’Keni që nuk është grumbulluar nga Poçetino për sfidën ndaj Meksikës për shkak të një dëmtimi. Amerikani do të rikthehet në Torino për të bërë vizita më të detajuara, por mungesa e tij ndaj Lacios duket tashmë si diçka e sigurt. Për këtë arsye, Mota ka dhimbje koke për formacionin, por mbi të gjitha për mungesën e alternativave ku në disa pozicione nuk është aspak i mbuluar.

ALTERNATIVAT- Në mbrojtje alternativat janë shumë pak. Dyshja pritet të jetë Gati dhe Kalulu, të vetmit lojtarë që kanë besimin e Tiago Motës për qendrën. Krahët më pas do t’i përkasin Savonës dhe Kambiasos. Alternativat e tyre mbeten Danilo e Cabal. Ky i fundit e nisi mirë sezonin nën urdhrat e Tiago Motës, por më pas humbi vend në hierarkinë e “Zonjës” dhe tashmë është kthyer në një lojtar stoli. Por nëse në mbrojtje zgjedhjet janë të kushtëzuara edhe numerikisht, në mesfushë, edhe pse ka më shumë numra, alternativat nuk janë të kënaqshme. Manuel Lokateli ka besimin e mjaftueshëm të Tiago Motës dhe është garancia e vetme që ka.

Hapësirë në këtë situatë pritet të ketë më shumë Turam që mund të luajë në krah të Manuel Lokatelit përpara mbrojtjes. Francezi është më i avantazhuar sesa Duglas Luiz që sa herë është aktivizuar nga Mota, ka arritur vetëm të zhgënjejë pa lënë shenja pozitive në fushën e lojës. Megjithatë, Duglas Luiz mund të jetë gjithashtu titullar, por në pozicionin e Kopmeiners, kjo në rast se Mota nuk preferon që të ndryshojë lojtarët nga pozicionet e tjera që jemi mësuar t’i shohim në këtë start sezoni.

Me përjashtim të Vlahoviçit që nuk ka asnjë alternativë, pas shpinës së tij treshja mund të jetë varet shumë nga Timothi Ueah, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi. Nëse ku i fundit arrin të fitojë formën e tij më të mirë, do të vendoset në të djathtë, duke lënë Jildiz në të majtë e Fagiolin në qendër. Alternativat e tjera janë Mbangula që luan në të majtë dhe Jildiz e Fagioli që alternohen për të mbuluar hapësirën e mbetur pas shpinës së serbit Dushan Vlahoviç. Megjithatë, Mota ka edhe shumë pak ditë për të menduar zgjidhjen dhe të shpresojë se nuk ka më dëmtime.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top