“Pas vitit ’90 bëra një provë në Greqi”, Genc Tomori tregon përvojën e tij te fqinjët jugorë: I tregova CV-në time dhe më pritën si…

Genc Tomori është i ftuari i radhës në “Soccer Talk Podcast”. Ish-futbollisti i njohur ka rrëfyer karrierën e tij në një bashkëbisedim me Skënder Gegën. Tomori ka zbuluar se pasi u largua nga Besa e Kavajës provoi të luantë në Greqi. Pas një muaji provë në një prej ekipeve të ligës së dytë greke, Tomori u rikthye përsëri në Shqipëri. Shkak për këtë ishte një dëmtim kronik në gjurin e tij, i cili e bëri të paundur vazhdimin e karrierës si futbollist.

“Pas vitit ’90 nuk kishte shumë futboll në Shqipëri. Shumë lojtarë u larguan. Bëra edhe unë një provë në Greqi. Në Kastoria, që ishte në kategorinë e dytë në Greqi. U stërvita 1 javë atje. Më pritën siç priten lojtarët tani, sepse i tregova të gjithë karrierën futbollistike. Në atë periudhë të gjithë ata që iknin nga Shqipëria shkonin në ndonjë ekip dhe thonin që kishin qenë futbollistë. Kisha probleme me gjurin, sepse për këtë arsye u largova nga Partizani. Ana mjekësore ishte e dobët. Vetëm 1 muaj qendrova aty dhe u ktheva në Shqipëri. Këtu hapa një nga akademitë e para”, ka treguar Genc Tomori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top