VIDEO/ 3 gola për fitoren e tretë radhazi, Kosova dhuron spektakël ndaj Qipros

Kosova siguroi fitoren e tretë radhazi në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Qipron me rezultatin 3-0, në duelin e dominuar totalisht nga “Dardanët”. Një fitore spektakolare për përfaqësuesen e Franko Fodës, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve në 4 ndeshje. 

Një gol “alla Kvaraskhelia” i kapitenit Amir Rrahmani, i cili braktisi mbrojtjen, zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, teksa në fragmentin e dytë “Dardanët” shënuan edhe 2 herë të tjera, me Krasniqin dhe Emir Sahitin në minutat 52 dhe 71.  

Vlen të theksohet fakti se për Sahitin ky ishte goli i parë me fanellën e Kosovës. Futbollisti që aktivizohet me Hamburgun në Gjermani, u hodh nga stoli në minutën e 67-të në vendin e Zhegrovës. 

Ndërkohë në 88-të, miqtë nga Qipro shënuan golin e nderit me Sotiriu, por goli u anulua për faull në sulm. Duelin e radhës Kosova do e luajë në transfertë ndaj Rumanisë në datën 15 nëntor.  

FT: KOSOVË-QIPRO 3-0

Am.Rrahmani 30′, Krasniqi 52′, Sahiti 71′

GOLI I EMIR SAHITIT: VIDEO 

GOLI I ERMAL KRASNIQIT: VIDEO 

PENALLTIA E FITUAR NGA ERMAL KRASNIQI, POR E ANULUAR NGA VAR PËR POZICION JASHTË LOJE TË ALBION RRAHMANIT: VIDEO  + VIDEO 

GOLI I AMIR RRAHMANIT: VIDEO 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top