Debutuesi Leveling i sinqertë: U tremba mos më anulonin golin

Xhemi Leveling ishte heroi i Gjermanisë në fitoren 1-0 që arriti përballë Holandës në Ligën e Kombeve. Lojtari i Shtutgartit gjeti rrugën e rrjetës për herë të parë me kombëtaren në ndeshjen e tij debutuese, në një stadium me 68,367 spektatorë.

“Jam shumë i lumtur që arrita të ndihmoja skuadrën. Në fituam si një ekip”, u shpreh fillimisht 23-vjeçari që tregon në formë humoristike edhe golin e parë të anuluar pas vetëm 100 sekondash lojë. “Sloterbeku erdhi dhe më tha se ishte në pozicion jashtë loje kur shënova golin e parë. U mërzita shumë sepse ishte një ëndërr të realizoja me Gjermaninë.

Më pas kur realizova golin e dytë pata frikë se mos do të anulohej sërish dhe nuk do të arrija dot të kisha një tjetër shans për të shënuar”, shtoi 23-vjeçari, i cili preferoi ta mbyllte me një falënderim për të gjithë. “Fatmirësisht goli i dytë ishte i rregullt këtë herë. Dua të falënderoj të gjithë pas këtij goli”, përfundoi Leveling, i cili debutoi me gol me kombëtaren e Gjermanisë dhe i dhuroi çerekfinalet.

PANORAMASPORT.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top