Kombëtarja e Kosovës ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Qipros.
Kosova fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri i Kosovës, Franco Foda tha se është i kënaqur me fitoren, por tha se mund të shënonin më shumë.
“Që nga fillimi jemi munduar të luajmë me koncetrim të plotë, i shënuam tri gola, por mund të realizonim më shumë.
Jam shumë i kënaqur me ekipin”, tha fillimisht Foda për Super Sport.
“Në 15 minutat e fundit kemi luajtur më të tërhekur, mund të shënonim gola më shumë po të luanim përpara”, vazhdoi ai.
“Jam shumë i kënaqur me Lindon Emërllahun e Muharrem Jasharin sonte. Arsyeja e zëvendësimit të Zhegrovës ishte sepse ai kishte karton të verdhë”, tha Foda ndër të tjerash.