“Modriç” shqiptar nga “parajsa” e Kombëtares A, me këmbë në tokë tek të rinjtë

Feta Fetai kontribuoi sot në ndeshjen e “Shpresave” gjithë pjesën e dytë plus minutat shtesë. Ai u hodh në fushën e lojës në minutën e 46’ për të zëvendësuar një tjetër talent si Tim Civeja. Lojtari i Lokomotivës së Zagrebit u mendua nga Bushi si një alternativë për të ndryshuar rrjedhjen e lojës.

Dhe në fakt, pas aktivizimit të Fetait në rolin e mesfushorit me 3 të tillë ai mori kontrollin dhe diçka ndryshoi. Më pas erdhi dhe ndryshimi i rezultatit. Shqipëria kaloi në avantazh dhe e ruajti për të gjithë pjesën e mbetur. Nga fundi Feta Fetai u kthye më mbrapa duke dirigjuar lojën.

Kështu, 19 vjeçari bëhet pjesë e Kombëtares u-21 që “theu” rekordin e pikëve në kualifikuese. Bie në sy, rasti i mesfushorit sepse nga grumbullimi me Kombëtaren e të rriturve, ai kaloi tek U-21 direkt dhe ku u aktivizua. Ndërsa, tek kombëtarja A nuk gjeti hapësira edhe pse u trombetua si një talent i jashtëzakonshëm, madje dhe nga vetë Sylvinho.

Feta Fetai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top