Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore ndaj Bolivisë me rezultatin e thellë 6:0, në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikime në Kupën e Botës 2026.

Tri gola në këtë takim i shënoi ylli i Inter Miamit, Lionel Messi, shkruan LIG Sport

Messi përveç golave bëri edhe dy asiste te shënimet e lojtarëve, si: Lautaro Martinez dhe Julian Alvarez.

Gol në këtë përballje shënoi edhe Almada, pas asistit nga Molina.

Me këtë fitore, Argjentina shkon në kuotën e 22 pikëve në pozitën e parë në tabelë, tri më shumë se vendi i dytë, Kolumbia (19).