Kombëtarja e Kosovës shënoi fitore ndaj Qipros mbrëmë me rezultatin 3:0, ndeshje kjo e vlefshme për UEFA Nations League.

Edon Zhegrova u largua herët nga fusha, pasi në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë, shkruan LIG Sport

Për faqen zyrtare të FFK-së, lojtari i Lille tha disa fjalë për fitoren dhe për ndeshjen e ardhshem ndaj Rumanisë.

“Ndjehem mirë kur bashkëlojtarët e mi shënojnë gola. Është mirë edhe për ta sepse rrisin vetëbesimin. Ndeshja ndaj Rumanisë do të jetë finale, do të shkojmë atje për fitore. Pas kartonit të verdhë mendoja gjithmonë për ndeshjen e radhës, sepse kisha shumë provokime në fushë nga lojtarët e Qipros”, u shpreh Edon Zhegrova

Kujtojmë që Kosova mbetët ende në garë për pozitën e parë, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e ardhshme ndaj Rumanisë dhe Lituanisë.