Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është futur në formacionin e javës në UEFA Nations League.

Rrahmani shënoi një gol tejet të bukur në fitoren e “dardanëve” 3:0 ndaj Qipros, shkruan LIG Sport

Sipas faqes së njohur, Sofascore – Rrahmani është vlerësuar me notën 8.4 dhe është futur në 11-shen më të mirë.

Në këtë formacion është futur edhe Isnik Alimi, lojtari shqiptar i Maqedonisë së Veriut, me notën 8.8.

Futbollisti me notën më të madhe në këtë formacion është mesfushori suedes, Sebastian Nanasi (9.1).

Team of the Week provided by Sofascore