Kombëtarja e Argjentinës shënoi fitore të thellë 6:0 ndaj Bolivisë, e vlefshme për fazën para-kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Një video në rrjetet sociale po bëhet virale ku shihet Lionel Messi duke dalur nga dhomat e zhveshjes, shkruan LIG Sport

Messi filloi të buzëqeshte, kur pa bashkëlojtarët e tij duke e pritur atë për të dalur në fushë.

Lojtarët argjentinas kanë një respekt të veçantë për Lionel Messin, i cili shënoi hat-trik ndaj Bolivisë dhe bëri dy asiste.