TRAGJIKE/ Sulmet e Izraelit në Gaza, futbollisti 21-vjeçar mbetet i vdekur së bashku me 9 familjarët e tij

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në Rripin e Gazës, aty ku ditën e djeshme (e martë), Izraeli “vërshoi” me sulme ajrore. Nga ky sulm ka mbetur i vdekur mesfushori palestinez, 21-vjeçari Imad Abu Tima.

Por tragjedia vazhdon më tej, pasi bashkë me futbollistin kanë mbetur të vdekur edhe 9 familjarë të tijët. Një ngjarje e rëndë që ka prekur opinionin sportiv dhe jo vetëm.

Abu Tima ka qenë pjesë e klubit të Ittihad Khan Younis në Palestinë.Gjithashtu, 21-vjeçari ka luajtur edhe për ekipin e tij Kombëtar, më saktë për Palestinën U20.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top