Ka luajtur së bashku me Xhakën te Zvicra, ish-futbollisti shqiptar kritika Granitit: Bëri disa gabime

Zvicra pas humbjes me Serbinë u ndal në barazim 2-2 me Danimarkën. Rezultate këto që kanë  zhgënjyer zvicerianët.

Ish-futbollisti me origjinë shqiptare që ka mbajtur veshur fanellën e Zvicrës, Valon Behrami ka analizuar këtë takime. Behrami ka kritika për lojën dhe paraqitjen e Granit Xhakës, duke u shprehur se mesfushori shqiptarë ka bërë disa gabime.

“Të martën ndodhën edhe dy gabime vendimtare nga kapiteni Xhaka. Tek goli i parë, pas një faulli, ai ia la topin pa menduar kundërshtarit dhe kështu nuk patëm kohë të riorganizoheshim. Tek goli i dytë, ai qëndroi i ngrirë duke parë, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin”, ka theksuar Behrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top