Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti u largua nga Hajduk Spliti gjatë afatit kalimtar të verës, duke nënshkruar me klubin e Hamburger SV në Bundesliga 2.

Për mediat kroate “dalmat”, Sahiti ka treguar se me trajnerin Gennaro Gattuso kishte marrëdhënie të mira dhe se asnjëherë nuk kishte parë stërvitje sikurse bëri legjenda e Milanit, shkruan LIG Sport

Sahiti poashtu tregoi se u emocionua aq shumë kur u largua saqë filloi të qante.

“Kur pashë videon e lamtumirës, qava si fëmijë për tre ditë. Për gjashtë vjet kalova momente të mira dhe të këqija, humbje dhe fitore. Kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me shokët e skuadrës. Ndihesha si në shtëpinë time. Nuk do ta harrojë kurrë klubin, e as shokët.

“Kam pasur shumë trajnerë, por përgatitjet që i bëra me Gattuson ishin tejet të vështira. E dija që ne duhej të përgatiteshim 200 për qind. Gjithçka ishte në maksimum. Mësova shumë me të, ai më tha se mund të dribloja çdo ditë”, u shpreh Emir Sahiti

25-vjeçari gjatë këtij muaji luajti edhe me fanellën e Kosovës dhe madje arriti të shënonte gol në fitoren 3:0 ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”.