Prapaskenat

Federata Angleze e përshpejtoi qasjen ndaj Tomas Tuhelit mes interesit të Mançester Junajtidit, dike pasur frikë se ai mund të arrinte marrëveshjen me “Djajtë e kuq”, sipas “The MEN”.

Pep Guardiola ishte zgjedhja e parë e FA-së për të qenë pasardhësi i Garet Sauthgejtit në stolin e “Tre Luanëve”, por pasi u bë e qartë se ai nuk do të largohej nga Mançester Siti në mes të sezonit, federata kaloi tek alternativa e ish-trajnerit të Çelsit.

Ish-trajneri i Brajtonit dhe Çelsit, Graham Poter, ishte gjithashtu një nga kandidatët e intervistuar nga “FA”. Megjithatë, gjithnjë sipas “The MEN”,

Poter dhe kandidatët e tjerë vendas u anashkaluan, sepse sipas “FA” askush nuk përmbushte kërkesat e tyre për të pasur një trajner fitues në stolin e kombëtares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top