“Nuk më zuri gjumi deri në 8 të mëngjesit”! Granit Xhaka tregon përjetimin pas humbjes nga Serbia, kishte kohë pa i ndodhur

Granit Xhaka e përjetuar keq humbjen e pësuar nga Serbia. Pavarësisht se historia në Ligën e Kombeve përfundoi në mënyrë të qetë, ndryshe nga përballjet e mëparshme, Graniti kishte të njëjtën shije të keqe në përballje me kundërshtarin.

Në një intervistë të fundit, mesfushori i Leverkusen u shpreh se nuk e zinte gjumi pas asaj disfate me Serbinë. “Dua të tregohem i sinqertë me ju, nuk po më zinte gjumi deri në orën 8 të mëngjesit. Ishte një ndeshje shumë emocionuese, kisha probleme me gjumin pas ndeshjes, sidomos pas humbjes. Sigurisht që e kam kritikuar veten shumë dhe po mendoja se çfarë bëra mirë dhe gabim”, tha Xhaka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top