Festë tek Atalanta, shkak bëhet Berat Gjimshiti

Skuadra e Atalantës edhe pse së shpejti do të rizbres në fushën e lojës, shumë lojtarë i ka ende tek infermieria. Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares, Ruggeri, “ylli” i ekipit Lookman dhe Sulemana janë disa nga elementët që mungojnë.

Sulemana mungon për arsye kartonësh, ndërsa Nigeriani që u dhuroi bergamaskëve trofeun e Europa League vjet është paraqitur në Zingonia ku ndodhet kompleksi stërvitor i Atalantës. Ruggeri dhe Gjimshiti ynë kanq qenë të dy të dëmtuar dhe për ironi të fatit janë të dy qendërmbrojtësa. Ata janë në rrugën drejt rikuperimit, teksa ata janë stërvitur me një pjesë të grupit ditën e sotme. Klubi italian po monitoron nga afër gjendjen e dy lojtarëve sepse nuk dëshirron t’i riskojë ata, sidomos mbrojtësin shqiptar si një nga shtyllat e ekipit.

Atalanta ka një kalendar të ngjeshur përpara ku spikasin sfidat me Celtic dhe Stuttgart në Champions dhe ato me Monzën, Parmën dhe Napolin në Serie A, ndaj shqiptari i Kombëtares do t’i lehtësonte shumë punët në idetë e Gasperinit për repartin e prapavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top