Ekipi i tij mposhtet me përmbysje, por Herdi Prenga bën paraqitje solide në Letoni

Lojtari shqiptar, Herdi Prenga ka zbritur sot në fushën e lojës për llogari të kampionatit baltik, atij letonez. Prenga luajti në sfidën e RFS RIGA, ekipit të kryeqytetit me Auda.

Shqiptari me numrin 23 mbi shpinë mori një notë të ulët si 6.6 në përfundim të takimit, ndërkohë gjatë pjesës së parë paraqitja e tij cilësohej në 7.0. Ndoshta kjo paraqitje jo dhe aq e mirë vjen nga arsyeja e aktivizimit si mesfushor, një rol jonatyral i tij, pasi jemi mësuar t’a shohim si qendërmbrojtës.

Prenga u aktivizua plotësisht në 90-të minuta. Ekipi i tij u përmbys në pjesë të dytë nga avantazhi 1-0 në 1-2. Ashtu si rënia në lojë e Herdit, ashtu edhe skuadra ra në pjesë të dytë dhe lëshoi terren. Riga vazhdon të kryesojë kampionatin, por pas kësaj humbje sheh ekipin rival të kryeqytetit, Riga FC të afrohet më shumë.

Mbrojtësi shqiptar po merr minuta rregullisht dhe nëse ekipi letonez nuk i rrëshket vendi i parë në këto takime përmbyllëse, mund të shohim Prengën të shpallet kampion kombëtar i Letonisë për sezonin 2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back To Top